Egla Ceno i është bashkuar dramës mes Deamishelit dhe Luizit. Rishtazi, këngëtari ka bërë një reagim pasi Deamishel foli për vendimin e gjykatës së Fierit, e cila vendosi që të dënojë për një periudhë 1-vjeçare Luizin.
Egla, përmes një postimi në Instagram, u shpreh duke përdorur edhe frazën e këngës që Luizi postoi, duke shtuar edhe mendimin e saj:
“Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh. Hajt pra: “Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon.”
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Dea Mishel foli lidhur me dënimin e Luizit nga Gjykata e Fierit, duke u shprehur: “Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitcioni apo falsifikimii.”
Pas kësaj, Luizi reagoi, duke thënë: “Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”, postim ky që u fshi nga Instastory.