Raporti i Ana Ejupit me Kevin Edmond bëri bujë spektaklin e djeshëm të BBVK.
Kjo pasi dyshja u sqaruan me njëri-tjetrin dhe tha se këngëtari duket se po e bën këtë për lojë.
Pas gjithë ngjarjes, banores së Big Brother iu kërkua ta linte shtëpinë. Asaj iu tha që e ëma ka probleme shëndetësore dhe se për këtë familja kishte kërkuar që të largohej. Motra e saj i bëri me dije përmes një telefonate se familja nuk është dakord për marrëdhënien e krijuar me Kevin.
Pas kësaj, nëna e Kevin ka reaguar në videon e publikuar në faqen kryesore të Big Brother.
“Ende kemi racistë djali im, forca Kevin. Po më dhimbsesh se akoma nuk e di kulturën”, ishin fjalët e Melitës.