Dafina Zeqiri është një nga artistet më të dashur të publikut. Muajt e fundit ajo ka qenë kryefjalë e mediave për ndarjen nga Dj.Geek dhe lidhjen e saj të re, me biznesmenin Kreshnik Gjergji.
Gjithashtu, ajo është përfshirë në një debat virtual mjaft të fortë me Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën, ku kjo e fundit ka folur për herë të parë sot përsa i përket kësaj çështje, në studion e “S’e luan Topi. (Lexo këtu deklaratën e Sarës)
Së fundmi, Dafina ka reaguar në aplikacionin “Threads” përmes një postimi, ku shkruan:
“Nuk mund të shërosh nëse nuk je i/e sinqertë me veten. Është në rregull që të jemi të ndryshëm, sepse ne nuk i shohim gjërat në të njëjtën formë. Por nëse kërkon të rilidhesh sepse je penduar për çfarë ke bërë në të shkuarën? Fillo duke qenë i/e sinqertë! Jo t’i biesh rrotull dhe të presësh që njerëzit të harrojnë gjithë dhimbjen që ke shkaktuar. Është shumë e thjeshtë dhe nëse nuk e kupton dot sa e thjeshtë është kjo? Atëherë mos më harxho kohën time të vlefshme. Jeta është shumë e shkurtër! “
Nuk dihet nëse Dafina e ka këtë status me ish-partnerin e saj, apo me Sarën dhe Ledrin, për gjithë “rrëmujën” që u krijua nga debati i tyre.